Ngadalësohet tregu i punës në SHBA

Autori:Gazeta Fjala

punonjes-shba-765x383

Ekonomia amerikane ka krijuar numrin më të vogël të vendeve të reja të punës gjatë Marsit në 6 muaj, tregojnë të dhënat më të fundit.

Por nga ana tjetër, të njëjtat të dhëna flasin për një rimëkëmbje të ritmit të rritjes së pagave.

Kështu, ekonomia numër një në botë krijoi gjatë Marsit vetëm 103 mijë vende pune, thuajse sa një e treta e shifrës së Shkurtit, kur krijoheshin 326 mijë vende pune.

Gjithsesi, ngadalësimi i ritmit të krijimit të vendeve të punës është edhe rrjedhojë e tregut të punës drejt kapacitetit të plotë.

Tregu i punës në vend po funksionon thuajse në kapacitet të plotë çka ngushton ndjeshëm edhe hapësirat për përmirësim.

Gjatë tre muajve të kaluar, mesatarja e krijimit të vendeve të punës ka qenë pranë 202 mijë.

Niveli i 100 mijë ndan rritjen nga kontraktimi.

Norma e papunësisë ndërkohë mbetet e pandryshuar pranë rekordit minimal të 4.1%.

Tregjet dhe analistët prisnin 193 mijë vende të reja pune si dhe rënien e normës së papunësisë në 4%.

Sa i përket pagave, fitimet e punëtorëve në orë janë rritur me 0.3% gjatë Marsit, nga vetëm 0.1% rritje gjatë Shkurtit.

Roel Korkuti/SCAN

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ngadalesohet-tregu-i-punes-ne-shba/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala