Nga viti 2014 buxheti i Kosovës ka pasur vetëm rritje (Foto)

Autori:Zekirja Shabani

Të hyrat buxhetore për vitin 2018 konsiderohen të kënaqshme nga Ministria e Financave të Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Financave, Bedri Hamza, në raportin e tij të fundvitit ka njoftuar se buxheti i vitit 2018 në krahasim me atë të vitit 2017 kishte 5% rritje, shkruan gazeta inFokus.

“Gjithsej në deri ne fund të dhjetorit të hyrat buxhetore kishin një rritje prej 6%” thuhet në këtë raport.

Sipas këtij raporti, të hyrat buxhetore deri në vitin 2014 kanë pasur ulje e ngritje, ndërsa nga viti 2014 në buxhet ka pasur vetëm rritje. /Gazeta inFokus/

1-16

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nga-viti-2014-buxheti-i-kosoves-ka-pasur-vetem-rritje-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala