Nga sulmet e talibanëve në Afganistan janë vrarë dhjetëra policë

Autori:Gazeta Fjala

C795354A-DD0F-4F9B-96FA-02FD9DE718E6_w1023_r1_s-650x358

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e talibanëve në disa postblloqe të sigurisë janë vrarë së paku 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Sulmet në postoblloqe kishin ndodhur sot në provincën jugore, Kandahar, dhe në atë perëndimore, Farah.

Zyrtarë të policisë afgane thanë se janë vrarë 45 militantë dhe 35 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve.

Sipas tyre, forcat afgane u kanë rezistuar sulmeve dhe asnjëri prej postblloqeve nuk ishte marrë nga militantët talibanë.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousuf Ahmadi, tha se talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në të dy provincat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nga-sulmet-e-talibaneve-ne-afganistan-jane-vrare-dhjetera-police/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala