Nga një refugjat somalez në ministër të qeverisë kanadeze

Autori:Gazeta Fjala

kanad-765x380

Kryeministri Justin Trudeau ka njoftuar së fundi për ndryshimet në kabinetin e tij, ku si pjesë e tyre është përmendur edhe emërimi i Ahmed Hussen në pozitën e ministrit të ri për Emigracion, Refugjatë dhe Nënshtetësi.

Hussen, 39-vjeçar është anëtar i Parlamentit për distriktin York Jug-Weston, dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm për Drejtësi dhe të Drejta të Njeriut. Avokat dhe aktivist shoqëror, me biografinë e tij Hussen ka dëshmuar shkathtësi të lidershipit dhe fuqizimit të komunitetit në Otava.

I lindur dhe rritur në Somali, Hussen emigroi në Kanada në vitin 1993, ku ai u vendos në Regent Park dhe shpejt gravitoi drejt shërbimit publik. Në vitin 2002, ai bashkëthemeloi Këshillin e Komunitetit në Park Regent dhe arriti të sigurojë 500 milionë dollarë për rigjallërimin e projektit të Regent Park, duke siguruar kështu mbrojtjen e interesave të rreth 15.000 banorëve të zonës.

Hussen aktualisht shërben si president Kombëtar i Kongresit somalezo-kanadez, një organizatë e komunitetit Somali që punon me autoritetet kombëtare dhe rajonale për të avokatur për çështje me rëndësi për kanadezët që kanë të bëjnë me trashëgiminë dhe në forcimin e angazhimit qytetar dhe për integrim. Reputacioni i krijuar nga rezultatet e punës së tij, ka bërë që të pranojë një ftesë për t’u bashkuar me grupin e punës për modernizimin e sigurisë së të ardhurave për të rriturit, në Samitin e Aleancës për qytetin e Torontos.

Hussen flet rrjedhshëm anglisht, somalisht dhe Suahili. Në vitin 2004, Toronto Star e ka shpallur atë si një nga dhjetë personat e Torontos që ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për komunitetin.

Hussen zëvendëson ministrin John McCallum, i cili ka shërbyer si ministër i emigracionit për më shumë se një vit. /tesheshi.com/

Foto nga disa momente të karrierës së tij:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nga-nje-refugjat-somalez-ne-minister-te-qeverise-kanadeze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala