Neymar: S’jam i obsesionuar me Topin e Artë

Autori:Gazeta Fjala

neymar

Braziliani ka thënë se megjithëse Topi i Artë është cmim që e ëndërrojnë krejt futbollistët, ai më shumë është i interesuar për suksesin ekipor.

Asi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka thënë se nuk është i obsesionuas pas Topit të Artë.

Ai u transferua nga Barcelona tek gjiganti francez gjatë verës për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh.

Megjithëse është një nga më të mirët e botës, bashkë me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Neymar ka thënë se nuk shqetësohet shumë për këtë cmim.

“Natyrisht çdo lojtar ëndërron Topin e Artë. Por, nuk duhet të mendoj vetëm për atë. Duhet të mendoj se çfarë është më e mira për grupin, për ekipin”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/neymar-sjam-i-obsesionuar-me-topin-e-arte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala