Neymar pjesë e listës së PSG-së për ndeshjen ndaj Guingampit (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Neymar-PSG2-658x345

Pas mungesës në ndeshjen e parë sezonale të Paris Saint-Germainit për shkak të dokumentacionit, u hodhën dyshime se Neymar do të mungonte edhe në sfidën e dytë, duke qenë se nuk ishin dorëzuar letrat e nevojshme te autoritet franceze të futbollit në lidhje me transferimin e brazilianit nga Barcelona.

Mirëpo, tash gjithçka është e pastër dhe sulmuesi që u transferua me shumë bujë në kryeqytetin francez, tashmë do ta ketë debutimin e shumëpritur.

Tash është gjithçka zyrtare

Ai është përfshirë në listën zyrtare prej 20 futbollistëve të PSG-së, të cilët të dielën do të jenë në dispozicion të trajnerit Unai Emery në ndeshjen kundër Guingampit.

Rikujtojmë se Neymar u transferua te gjiganti francez nga Barcelona për një shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.

Përkundër mungesës së tij në ndeshjen e parë në Ligue 1, Parisi fitoi me rezultat 2-0 kundër Amiens.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/neymar-pjese-e-listes-se-psg-se-per-ndeshjen-ndaj-guingampit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala