Nexhmedin Spahiu i servilet Haradinajt, sulmon gazetarët

Autori:Gazeta Fjala

nexhmedin spahiu

Analisti i zhvillimeve politike Nexhmedin Spahiu i është servilur kryeministrit të ri Ramush Haradinajt, duke i dalë në mbrojtje për deklaratat që ky i fundit i bëri sot, kur ofendoi një gazetare për pyetjen që ia bëri.

Kryeministri shkoi edhe më larg, duke i quajtur gazetarët të pashkollë, ndërsa sulmin ndaj gazetarëve e ka vazhduar edhe Spahiu, i cili të padijshëm e quajti edhe Asociacionin e Gazetarëve.

“Asociacioni i gazetarëve të padijshëm sulmon Ramush Haradinajn.

AGPK paska dalë në mbrojtje injorancës së gazetareje. Ky është cinizëm kulmor. I njëjti asociacion nuk ka reaguar kur janë sulmuar fizikisht gazetarët e RTV Mitrovica e tash reagon në vend të turpërohet për injorancën e koleges së tyre”, është shprehur Spahiu në Facebook.

Kujtojmë se analisti Nexhmedin Spahiu i ka sharë dhe fyer edhe anëtarët e Këshillit të Mediave të Shkruara për shkak se, siç kishte deklaruar, të njëjtët nuk e pranuan një ankesë të tij kundër një gazete./Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nexhmedin-spahiu-i-servilet-haradinajt-sulmon-gazetaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala