Netanyahut i jepet zyrtarisht mandati për formimin e qeverisë izraelite

Autori:Gazeta Fjala

izz-600x360

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, e ka mandatuar edhe zyrtarisht, Benjamin Netanjahun, për një mandat të pestë me rradhë si kryeministër.

Partia Likud e kryeministrit Netanyahu fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Izrael që u mbajtën më 9 prill.

Pas mandatit, Netanjahu ka afat 42 ditë për të formuar koalicionin qeverisës.

Presidenti Rivlin, këtë javë, organizoi konsultime pas-zgjedhore me krerët e partive, për të dëgjuar rekomandimet e tyre, lidhur me atë se kush duhet të mandatohet si kryeministër i ardhshëm.

Aleatët e Netanjahut, të cilët kryesojnë një shumicë prej 65 deputetë në parlamentin me 120 vende, të gjithë i dhanë mbështetje Netanjahut që të vazhdojë punën si kryeministër, përcjell REL.

Në javët e ardhshme, Netanjahu do të duhet të negociojë marrëveshje koalicioni me aleatët e krahut të djathtë, të cilët do të kërkojnë pozita të fuqishme dhe me ndikim në kabinetin e ri qeveritar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/netanyahut-i-jepet-zyrtarisht-mandati-per-formimin-e-qeverise-izraelite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala