Nesër përballen pozitë – opozitë për dialogun

Autori:Zekirja Shabani

69eb8952-3689-4ed5-9fb5-a0437c53779f-w1023-r1-s_1545761668-279927

Ndasitë në qëndrime të politikës kosovare karshi përfaqësimit të shtetit në procesin e dialogut, edhe një herë tjetër, do të shpërfaqen të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.

Përderisa në orën 10:00 nis punimet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes, po në të njëjtën orë nis edhe tryeza e thirrur nga kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli.

Veseli, seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar vetëm si komplikim të mëtejmë të thirrjes për unitet.

Megjithëse ka refuzuar të jetë pjesë e ekipit negociator, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Isa Mustafa, ka thënë se pa opozitën e mirëfilltë nuk do të ketë zgjidhje të çështjeve me interes shtetëror, raporton KTV

Pak minuta më vonë, në një postim të dytë, Mustafa ka sqaruar se këto pikëpamje, nuk nënkuptojnë se do t’i bashkohen ekipit negociator.

Se kë do ta ketë përballë, aspak e rëndësishme nuk iu është dukur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, megjithëse i ka përmendur kryesuesit e ekipit negociator, Ahmetin e Limajn.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/neser-perballen-pozite-opozite-per-dialogun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala