Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

kosova-ka-1-046-shkolla-fillore-dhe-t-euml-mesme-n-euml-13-033-paralele-me-280-823-nx-euml-n-euml-s_hd-780x439

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor fillon të hënën.

“MASHT njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor të hënën, 15 janar 2018”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/neser-fillon-gjysmevjetori-i-dyte-ne-te-gjitha-shkollat-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala