Nesër afati i fundit për dorëzimin e aktakuzës për veteranët

Autori:Zekirja Shabani

veterant-852x460

Afati për dorëzimin e aktakuzës në rastin e veteranëve nesër skadon.

Fillimisht, kjo aktakuzë ishte kthyer mbrapa me datën 9 nëntor, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Afati i dorëzimit ishte shtyrë për 30 ditë, kur edhe nesër është dita e fundit kur duhet të dorëzohet aktakuza e plotësuar.

Rikujtojmë, se aktakuza për veteranët e rrejshëm ishte dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Por, kjo gjykatë më 10 tetor, përmes një njoftimi për media kishte bërë të ditur, se kjo aktakuzë, i është kthyer Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë në plotësim dhe qartësim.

Kjo, pasi siç thuhej në njoftim, aktakuza në fjalë nuk është përpiluar konform nenit 241, paragrafi 1 pika 1.4 të Kodit të Procedurës Penale.

Ndryshe, në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/neser-afati-i-fundit-per-dorezimin-e-aktakuzes-per-veteranet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala