“Nëse vazhdon kështu, i jap leje të flasë me mbesën time”

Autori:Gazeta Fjala

Gaetano-Castrovilli-600x360 (1)

Fiorentina po befason në këtë fillim sezoni, pasi përveç lojës së bukur, ka arritur të gjejë edhe rezultatet, ndërsa një nga futbollistët që kanë shkëlqyer më së shumti gjatë 7 javëve të para ka qenë talenti 22-vjeçar Gaetano Castrovilli.

Ky i fundit, pas një huazimi dy vjeçar te Cremonese në Serinë B, u rikthye në Firenze dhe fitoi menjëherë besimin e trajnerit Montella, duke u shndërruar në titullar fiks dhe për më tepër, duke qenë shpesh protagonist me paraqitjet e tij.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Fiorentinës nxituan t’i rinovojnë kontratën dhe e mbyllën me sukses misionin gjatë ditës së djeshme, kur Drejtori Sportiv Daniele Prade njoftoi se Castrovilli ka nënshkruar kontratën e re me kohëzgjatje deri në verën e vitit 2024 dhe me pagë 1 milionë euro në sezon.

Prade foli me superlativa për mesfushorin që ka tërhequr vëmendjen në Firence dhe jo vetëm, duke shtuar se nëse Castrovilli do të vazhdojë me këtë seriozitet e përkushtim, do t’i prezantojë mbesën e tij bukuroshe Costanza Grimaldi.

“Nëse Gaetano do të tregohet akoma serioz, i përulur dhe profesionist, unë i jap lejë të flasë me mbesën time Costanza, e cila është shumë e bukur”, tha Prade në konferencë për shtyp, ndërsa kaq mjaftoi që mbesa e tij të merrte një famë të menjëhershme në rrjetet sociale.

cover-1

1-34

2-19

3-13

5-5

6-5

7-5

8-5

10-1

11-5

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nese-vazhdon-keshtu-i-jap-leje-te-flase-me-mbesen-time/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala