Nëse ndiheni të mërzitur në punë, ja 6 këshilla

Autori:Gazeta Fjala

bored-work-850x567

Keni dëshiruar ndonjëherë që puna juaj të jetë po aq tërheqëse sa edhe pushimet që kaluat? Të uleni përpara kompjuterit në punë dhe të mos e lejoni motin e keq të vjeshtës të ndikojë në humorin tuaj?

Nëse po, atëherë është koha e duhur për të lexuar artikullin me këshillat e mëposhtme dhe të mundoheni që atmosferën që krijon stina e vjeshtës ta shndërroni në frymëzim në mënyrë të tillë që dita e punës t’ju ecë sa më mbarë.

Ridekorojeni ambientin e zyrës suaj

Edhe nëse bëhet fjalë për një sipërfaqe shumë të vogël ju mund të ridekoroni ambientin tuaj të punës sepse një gjë e tillë konsiderohet si një ushtrim që do t’ju japë shumë energji pozitive. Filloni duke pastruar rrëmujën, sistemoni raftet mbi tavolinë, hidhni ato që s’ju duhen, vini shprehje frymëzuese nëpër mure apo foto të vendeve që keni vizituar apo që do të donit të vizitonit.

Bëni një listë të objektivave që doni të arrini

Bëni një listë të objektivave që doni të arrini në karrierën tuaj. Filloni nga ato afatshkurtra e deri tek ato që duan më shumë kohë për t’u përmbushur.

Një kafe me kolegët

Sa më mirë t’i njihni kolegët tuaj, aq më të lehtë do ta keni bashkëpunimin me ta. Dhe ku ka më mirë se një kafe pas pune apo të shkoni të luani volejboll apo basketboll qoftë edhe një herë në javë.

Vullnetar në një projekt

Kjo është një prej gjërave që duhet ta bëni patjetër. Merrni pjesë si vullnetar në një projekt të caktuar në punë. Kjo mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të mësuar gjëra të reja dhe për të vënë në zbatim ato çka ju dini.

Ndiqni kurse pas pune dhe mësoni diçka të re

Aktivitete të ndryshme pas pune është një prej gjërave që neglizhohet më shumë nga ajo kategori njerëzish që janë të zhytur në punë. Një gjë e tillë nuk ju ndihmon fare për të shkarkuar stresin dhe lodhjen e akumuluar gjatë ditës, prandaj këshillohet që të ndiqni kurse të ndryshme, p.sh kurse kërcimi, joga, palestra etj.

Ndiqni kurse online

Nëse nuk keni mundësi të shkoni të ndiqni një orë seminari sepse ambienti ku zhvillohet mësimi është tepër larg, atëherë ju këshillojmë që të regjistroheni në kurset online që ju interesojnë. Në këtë mënyrë, ju i kurseni vetes edhe kohë të cilën mund të harxhoni në diçka tjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nese-ndiheni-te-merzitur-ne-pune-ja-6-keshilla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala