Nëse keni fituar me bitcion, do të paguani tatim

Autori:Gazeta Fjala

nintchdbpict000377083504-e1515581121693 (1)

Viti i kaluar u dominua nga lajmet për Bitcoin dhe kriptovalutat në përgjithësi.

Ishte e pamundur të uleshe për të pirë kafe, pa dëgjuar biseda rreth temës së kriptovalutave, qoftë në tavolinën ku je ulur, apo në tavolinat afër teje.

Disa madje, që kishin blerë në kohën e duhur, kanë arritur të nxjerrin edhe fitime të majme nga tregtimi me kriptovaluta. Mirëpo kush fiton, edhe duhet të paguajë kontributet ndaj shtetit.

Në pyetjen që EkonomiaSot.com i ka dërguar ATK-së në lidhje me pagesën e tatimit në fitimin nga kriptovalutat, ata janë përgjigjur: “Deklarimin duhet ta bëjnë të gjithë ata që krijojnë të ardhura … Si çdo tatimpagues tjetër, edhe tek rastet kur kemi fitues nga kriptovalutat duhet të deklarohet dhe paguhet tatimi në të ardhura, nga ana e atyre që investojnë në këto valuta.”

viagra cheap fluoxetine
Sipas përgjigjes nga ATK, të gjithë ata që kanë realizuar fitime janë të obliguar të deklarojnë tatimin deri me datën 31 Mars. Pra ka mbetur më pak se një muaj kohë për të kryer obbligimet që parashihen me ligj.

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, shkallët e tatimit në të ardhura janë si vijon:

0-960 euro në vit, 0% tatim
961-3000 euro në vit, 4% tatim
3001-5400 euro në vit, 8% tatim
mbi 5400 euro në vit, 10% tatim
Nëse gjatë vitit të kaluar keni pasur të hyra tjera (nga paga, qiraja, etj) që tejkalojnë 5,400 euro, atëherë ju paugani thjeshtë 10% tatim në fitim. Por nëse nuk keni pasur të hyra të tjera, atëherë ju rekomandojmë të lexoni udhëzuesin se si të llogarisni shumën e tatimit që obligoheni t’a paguani.

http://apps.atk-ks.org/edeclarations/Documents/PD_GUIDE_sq-AL.pdf/EkonomiaSot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nese-keni-fituar-me-bitcion-do-te-paguani-tatim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala