Nëse doni të jeni të suksesshëm, qëndroni larg këtyre 7 tipe njerëzish

Autori:Gazeta Fjala

sukses

Ideale do të ishte që ne të gjithë të punonim me njerëz të cilët janë të talentuar dhe jo me njerëz të cilët kanë ndikim negativ tek ne. Nëse ju rrethoheni me njerëz të tillë do ta keni më të lehtë për të avancuar në rrugën drejt suksesit.

Kur Steve Jobs themeloi Apple, ai kishte mentorë disa prej njerëzve më të suksesshëm të asaj kohe, Steve Wozniak, i cili pati një ndikim shumë të mirë tek ai dhe mbi të gjitha mësoi shumë në lidhje me krijimin e hardware kompjuterikë.

Nga profesionisti tjetër Mike Markkula, ai mësoi se çfarë duhej që kompania e tij të ishte ndër më të suksesshmet në botë dhe se cila ishte formula më e mirë për të hedhur në treg një produkt. Imagjinoni për një moment sikur ai të ishte rrethuar nga njerëz, të cilët jo vetëm që nuk do të ishin profesionistë të zotë, por mbi të gjitha që do të kishin ndikim negativ tek ai. Tek e fundit ai nuk do të kishte arritur të ndërtonte kompaninë e tij të suksesshme, e cila sot vlerësohet me 1 trilion dollarë.

Nëse ju bashkëpunoni me njerëz të cilët nuk janë jo vetëm të talentuar por mbi të gjitha me një sjellje negative, të jeni të sigurt që vetëm do të stresoheni në një ambient pune të tillë. Prandaj nëse keni mundësi, mundohuni t’i shmangni ata dhe tipet e njerëzve të mëposhtëm:

1. Mikromenaxherët

Sipas një raporti të kryer nga NPR, mikromenaxhimi është një prej elementeve që shoqërohet me pakënaqësi nga ana e punonjësve, me motivim të ulët dhe me mungesë kreativiteti profesional. Për të qenë të suksesshëm, ju duhet të mësoni t’i zgjidhni problemet tuaja në mënyrë të pavarur dhe pikërisht mikromenaxhimi ndikon duke ia vështirësuar punonjësve zhvillimin e këtyre aftësive.

2. Aspak largpamës

Nëse ju bashkëpunoni me njerëz që nuk janë largpamës dhe pa vizion, atëherë ju do ta keni shumë të vështirë të kuptoni nëse një ide do të ketë sukses për një kohë të gjatë. Dhe janë gjithashtu po këta njerëz, ata të cilët mund t’jua hedhin poshtë një ide vetëm e vetëm se nuk janë largpamës dhe të duruar për të parë suksesin e kësaj ideje, i cili mund të dojë kohën e tij deri sa të përfundohet.

3. Pesimistët

Pesimizmi nuk është gjithmonë një cilësi e keqe, sepse ka disa raste kur një gjë e tillë u vjen në ndihmë sipërmarrësve për të dalluar “grackat” e biznesit me të cilin janë duke u martë, të cilat në të kundërt nuk do t’i vinin re. Por megjithatë, pesimizmi mund të jetë ngjitës kur bëhet fjalë për të ndërmarrë rreziqe të mëdha profesionale.

4. Egoistët

Bashkëpunimi është një prej elementeve më të rëndësishme në rrugën drejt suksesit, por një gjë e tillë nuk është e mundur nëse ju bashkëpunoni me njerëz egoistë, prandaj nëse keni mundësi shmangini njerëz të tillë.

5. Të paguximshmit

Suksesi në biznes varet edhe nga një mirëbalancim ndërmjet rreziqeve dhe përfitimeve. Nëse ju rrethoheni me njerëz të cilët nuk ndërmarrin kurrë rreziqe, atëherë ju nuk do të jeni kurrë në gjendje për të kuptuar nëse ato ia vlenin apo jo, duke shmangur në këtë mënyrë edhe përfitimet e mundshme që mund të merrnit në këmbim.

6. Të pamotivuarit

Njerëzit të cilët kanë një mungesë të theksuar motivimi janë shembulli më i keq për të tjerët dhe sidomos në një ambient pune. Nuk mund të ketë koleg “më të keq” sesa ai që është pesimist dhe i pamotivuar.

7. Ata që nuk kursejnë kurrë

Përgjegjësia financiare është një prej cilësive më të rëndësishme nëse ju doni që të keni sukses. Warren Buffet është ndoshta një prej shembujve më të mirë për t’u marrë në konsideratë për sa i përket përgjegjësisë financiare dhe suksesit që ka arritur.

Si përfundim

Një prej elementeve kryesore për të ndërtuar një biznes është ekipi i njerëzve me të cilët ju e ndërtoni atë, sepse janë pikërisht këta njerëz ata që do të shndërrohen në mbështetjen tuaj më të madhe, prandaj mundohuni që të shmangni tipat e personave të mësipërm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nese-doni-te-jeni-te-suksesshem-qendroni-larg-ketyre-7-tipe-njerezish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala