Nepali merr 500 milionë dollarët e destinuara për Kosovën nga MCC-ja

Autori:Gazeta Fjala

Hashim-Thaci

Shteti i Nepalit ka marrë 500 milionë dollarë donacion nga Agjencioni Federal Amerikan “Korporata e Sfidave të Mileniumit” [MCC], të cilat ishin të destinuara për Kosovën, e cila nuk ka mundur ta sigurojë këtë shumë për shkak të mangësive në sundimin e ligjit dhe dobësive ekonomike.

Në vend të 500 milionë dollarëve, Kosova përfundoi me donacion prej 49 milionë dollarëve nga MCC-ja, për të cilat në Amerikë ka udhëtuar presidenti Hashim Thaçi, ndërsa për 500 milionë dollarët për Nepalin do të jetë prezent ministri i financave të këtij shteti, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e MCC-së për ndarjen e 500 milionë dollarëve për Nepalin thuhet ky shtet ka avancuar në sundim të ligjit, në lirinë ekonomike dhe ka investuar në popullin e saj.

Ky është granti më i madh i MCC-së dhe jepet përmes përzgjedhjes garuese mes vendeve të varfra që janë qeverisur më së miri.

49 milionë dollarët do të përqendrohen kryesisht në përmirësimin e energjisë elektrike dhe në projekte për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nepali-merr-500-milione-dollaret-e-destinuara-per-kosoven-nga-mcc-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala