Nënkryetari i AAK-së: Pacolli po dëshmohet si njeri i zgjidhjeve

Autori:Gazeta Fjala

gazmend abrashi

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, e ka vlerësuar lartë qëndrimin e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar nga Vetëvendosje e LDK që brenda 10 ditësh të ofrojnë zgjidhje, ose ai do të shikojë opsione të tjera që e largojnë vendin nga kriza, njofton Klan Kosova.

Sipas Abrashit, qëndrimi politik i Pacollit pro zgjidhjeve dhe jo bllokadave është dëshmuar edhe në të kaluarën.

“E vlerësoj qëndrimin e  Behgjet Pacollit,  i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoi ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal”, shkruan Abrashi në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”.

“Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve,  tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij  ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje”.

“Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nenkryetari-i-aak-se-pacolli-po-deshmohet-si-njeri-i-zgjidhjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala