Nëna e dëshmorit i turpëron Shpend Ahmetin dhe Ramush Haradinajn për varrin e djalit

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-3-15-600x360

Nëna e dëshmorit Rrahman Dini i është ankuar kryeministrit Ramush Haradinaj për kryetarin Shpend Ahmeti, që asnjëherë nuk i rregulloi djalit të saj varrin, që ra dëshmor. Ajo u ka thënë të dyve se vetëm po premtojnë, por asnjëherë nuk bën asgjë për këto varreza.

Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, familjarët e tyre po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet varrezave nga institucionet.

“Jetën këta e kanë dhënë për qita, e jo me met në baltë….”, thotë nëna e dëshmorit.

Ndërsa Kryeministri Haradinaj thotë se do të rregullohet varri i djalit të saj, që ka rënë dëshmor.

“Jo jo, duhet me rregulluar… besoj që rregullohet”

Ndërsa, nëna fajëson Ahmetin se ka premtuar se do ta rregullojë, e nuk e ka bërë asgjë për këto varreza.

“Inshalla se jam smu tu i dhanë votën atij edhe ju hiç nuk po gërzhiti…

“Jo jo gërrzitet… duhet pak me urgjencë me u krye projekti”, ka thënë pasta Haradinaj .

Ndërsa kryetari i Prishtinës, që ishte prezent thotë se “E kemi në ministri projektin…”.

“Amanet këta ki me e rregulluar, se vet ke premtuar që e ndreqi… ose po e rregullojmë vet … marre disa me i rregulluar disa jo… inshalla i ndreqni, inshalla nuk harroni, e mos rrokni 100 tjera telashe, rregulloni një herë këto”, i tha ajo Ahmetit.

Nëna e dëshmorit ka një porosi për Haradinajn dhe Ahmetin

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nena-e-deshmorit-i-turperon-shpend-ahmetin-dhe-ramush-haradinajn-per-varrin-e-djalit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala