Në Vushtrri mbillen 25 hektarë fidane

Autori:Gazeta Fjala

auto_fidane_pisha1384796672

Sipërfaqet e zhveshura të Gumnishtës dhe Studimës së Epërme të Vushtrrisë, janë mbjellur me fidane të pishave, bungut dhe bagremit, shkruan Gazeta Fjala.

Ky aktivitet është realizuar nga Agjensioni Pyjor i Kosovës, në kuadër të projektit për pyllëzimin e hapësirave të zhveshura të maleve të Kosovës.

Projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, përkatësisht me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në Gumnishtë janë mbjellur gjithsej 15 hektarë tokë me fidane të ndryshme, kurse në Studime të Epërme 10 hektarë, me gjithsej 62 mijë e 500 fidane.

Sipas menaxherit të Sektorit të Pyjeve në Komunën e Vushtrrisë, Sabit Mehmetit, procesi i mbëltimit të fidaneve ka është me rëndësi  të veçantë në pastrimin e ajrit dhe zbukurimit të hapësiravem, prandaj lypset një kujdes i veçantë. /GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-vushtrri-mbillen-25-hektare-fidane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala