Në Telekom punësohet edhe djali i Muharrem Nitajt

Autori:Gazeta Fjala

muhamed-nitaj

Përveç privilegjeve që ua ofron pozita e të qenit deputetë në Kuvendin e Kosovës, shumë prej tyre, kryesisht ata që janë në pushtet, shfrytëzojnë autoritetin për të punësuar familjarë nëpër institucionet publike.

Telekomi i Kosovës është bërë dera e parë për këto punësime.

28-vjeçari Genc Nitaj, mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Genci është djali i deputetit të AAK-së, ish-gazetarit Muharrem Nitaj.

Por, Nitaj ka mohuar të ketë përdorur autoritetin e tij për ta punësuar të birin në ndërmarrjen e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e Gent Begollit, një ish-zyrtari të AAK-së, raporton KTV.

Sipas tij, djali u punësua me meritë dhe ka kualifikim më të lartë sesa pozita që e mban aktualisht, e që është zyrtar i marketingut.

Donika Kadaj-Bujupi, që u kthye në AAK pasi e braktisi Vetëvendosjen, gjithashtu ka të punësuar familjarë në Telekom.

Nga 1 gushti i 2018-s, Naser Bujupi, bashkëshorti i saj, u punësua agjent i shitjes në Telekom.

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj është jurist dhe për 20 vjet ka qenë i papunë.

Sipas një raporti zyrtar të Telekomit, 234 persona janë punësuar në periudhën shkurt 2018- 2019.

Në total, Telekomi ka 2 mijë e 540 punëtorë, për dallim prej 2 mijë e 295 sa kishte në vitin 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-telekom-punesohet-edhe-djali-i-muharrem-nitajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala