Në Strasburg kërkohen hetime të pavarura për Deharin

Autori:Gazeta Fjala

Vetëvendosje-1-635x358

Në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg, gjatë mbledhjes së II-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, e cila po mbahet në Strasburg, Komisioni i përbashkët KPSA (Komisioni parlamentar për Stabilizim Ascocim) në kuadër të rekomandimeve votoi unanimisht amendamentin për rastin e aktivistit politik Astrit Dehari.

Kështu njoftoi lëvizja Vetëvendosje.

Amendamenti 22:

“Ka shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve dhe shoqeve të aktivistit të ri politik, z. Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim nën rrethana të dyshimta dhe ka kërkuar nga autoritetet kompetente të hetojnë tërësisht të gjitha rrethanat e vdekjes së tij, duke përfshirë çfarëdo pretendimi të përdorimit të tepruar të forcës nga cilido zyrtar i zbatimit të ligjit, si dhe përgjegjësinë e mundshme të institucioneve shtetërore; ka theksuar se nëse ndonjë vepër e gabuar ka ndodhur, është dashur të ndiqej dhe të dënohej rëndë si shembull”.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe Donika Kadaj të cilën po marrin pjesë në këtë mbledhje kanë folur edhe për dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për përndjekjen që u bëhet aktivistëve politikë, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu kanë kërkuar edhe lirimin e pesë aktivistëve që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht.

22

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-strasburg-kerkohen-hetime-te-pavarura-per-deharin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala