Në Shkup vendosen tabela turistike orientuese edhe në shqip

Autori:Gazeta Fjala

shkk

Për promovimin e objekteve kulturore-historike dhe për orientim më të lehtë të qytetarëve dhe të turistëve, qyteti i Shkupit ka vendosur tetë tabelat orientuese, në tetë lokacione në qendër të qytetit, njofton Koha. Si pjesë e projektit “Vendosje e tabelave turistike njoftuese” në tetë shtylla me nga tre tabela njoftuese, të cilat do t’ju shërbejnë vizitorëve dhe qytetarëve më lehtë të orientohen dhe ta vizitojnë objektin e dëshiruar kulturor-historik ose lokalitetet në rajonin qendror të qytetit.

Këto tabela turistike janë vendosur në sheshin “Fili i Dytë”, kundrejt kishës “Shën Dimitri”, sheshi “Maqedonia”, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës dhe Çarshia e Vjetër ec Shkupit. Është vendosur tabelë në sheshin “Filipi i Dytë” deri te Ura e Gurit e Qytetit të Shkupit, Çarshia e Vjetër e Shkupit dhe Kalaja e Shkupit, pastaj në sheshin “Maqedonia” deri te pallati Riistik, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Tabelë është vendosur kundrejt Portës Maqedonia, Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës, Sheshit “Maqedonia” dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pastaj kundrejt Kuvendit të Rm-së, Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Sheshit “Maqedonia” dhe Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës. Tabelë turistike njoftuese është vendosur midis hotelit “Holide In” dhe urës, të Sheshit “Maqedonia”, Urës së Gurit dhe Çarshisë së Vjetër të Shkupit, pastaj në rrugën “Maqedonia” te “Rekordi”, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se tabela turistike janë vendosur edhe në “Rruga Maqedonia”, vendi për këmbësorë në rr. “Dame Gruev”, Muzeu i Qytetit të Shkupit, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës dhe Ura e Gurit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-shkup-vendosen-tabela-turistike-orientuese-edhe-ne-shqip/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala