Në shkollat në Shqipëri mësohet se Kosova është Serbi

Autori:Gazeta Fjala

new

Në një tekst shkollor të mësimit fillor në Shqipëri i quajtur “Qytetaria 8” nxënësit mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Pra në këtë tekst nuk njihet Kosova si shtet i pavarur, shkruan gazeta inFokus.

Në fotografitë e këtij libri dhe të tekstit të publikuar nga Jeta Është Qef, gjendet një hartë ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë.

Në këtë libër mësojnë të gjithë gjeneratat e klasës se tetë në Shqipëri mirëpo si duket kjo hartë nuk i ka bërë përshtypje ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini e cila është me prejardhje pikërisht nga Kosova.

Kujtojmë se edhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë të mërkurën publikoi një video në llogarinë e tij në facebook ku shihej kjo hartë në të cilën Kosova tregohet si pjesë e Serbisë.

E pas reagimeve të shumta Rama e editoi këtë video duke hequr fare pjesën në të cilën shfaqej Kosova si pjesë e Serbisë./Gazeta inFokus/

q1-1-315x420

q3-1-324x420

q4-283x420

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-shkollat-ne-shqiperi-mesohet-se-kosova-eshte-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala