Në shëndetësinë e Kosovës, më shumë gra se burra

Autori:Gazeta Fjala

largea_mjeket1375613174

Prej 14 mijë  e 48 personave që punojnë në Institucionet shëndetësore publike në Kosovë, 8 mijë e 426 prej tyre janë femra, shkruan Gazeta Fjala.

“Numri i punësuarve në institucionet publike ishte 14.048, prej tyre 8.426, femra dhe 5622 meshkuj”.

Kjo sipas raportit “Statistikat e Shëndetësisë 2016” , që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në bazë të këtij raporti, institucioni shëndetësor që ka më së shumti të punësuar është Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, pasuar nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë me departamentet e saj.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të punësuar 6 mijë e 720 persona, në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë janë të punësuar 5 mijë e 467 persona ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë dhe departamentet e saj janë të punësuar 1 mijë e 158 persona”, thuhet në raportin që ka publikuar ASK-ja, shkruan Gazeta Fjala.

Janë edhe 386 persona të tjerë që punojnë në programin e shëndetit publik, 248 në Shërbimet e shëndetit mendor si dhe 69 të tjerë në Rregullimin e tregut farmaceutik./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-shendetesine-e-kosoves-me-shume-gra-se-burra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala