Në rajonin e Mitrovicës konfiskohen armë

Autori:Gazeta Fjala

Arma-1

Policia e Mitrovicës ka arrestuar dy persona për të shtëna me armë.

“Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, njësitë policore kanë reaguar në dy raste të ndryshme ku gjatë patrullimeve me të dëgjuar të shtënat, kanë ndërmarr të gjitha masat dhe kanë arritur të identifikojnë lokacionet prej nga janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri”.

” Rasti i parë është identifikuar në Mitrovicë, rreth orës 14:45, dhe ka rezultuar se kemi të bëjmë me një aheng, ku është arrestuar i dyshuari SH.Z., 51 vjeçar dhe ju është konfiskuar një ,,Pushke gjuetie’’, leja jo valide dhe dy gëzhoja si prova materiale”.

“Kurse rasti i dytë është identifikuar në Vushtrri, rreth orës 17:16, ku njësia patrulluese ka arritur të identifikoj vendin e ngjarjes,  dhe kanë arritur të lokalizojnë të gjitha dëshmitë e nevojshme, dhe personi i dyshuar V.F., 22 vjeçar, rreth orës 21:30 është vet dorëzuar në polici dhe ka sjellë armën, të cilën dyshohet se është përdorur në rast, ku arma (revolja) dhe një karikator është konfiskuar si provë materiale”

Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ,,Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’’ dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-rajonin-e-mitrovices-konfiskohen-arme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala