“Në PSG nuk e duan më Neymarin”

Autori:Gazeta Fjala

skysports-neymar-neymar-jr-psg-paris-saint-germain-football-4065765_1504677635-5696928

Neymari është duke hasur në vështirësi te PSG-ja dhe duket se i ka ra pishman për largimin nga Barcelona.

Gazetari spanjoll, José Luis Sánchez, ka thënë në “El Chiringuito de Jugones” se Neymari ka humbur besimin në dhomat e zhveshjes të PSG-së.

“Një njeri i brendshëm te PSG-ja, i besueshëm, më ka thënë se Neymari tashmë ka humbur pjesën më të madhe të zhveshtores te PSG-ja dhe shumica e lojtarëve nuk e durojnë më”, deklaroi Sanchez.

Neymari gjatë ditës së djeshme mohoi të ketë probleme me trajnerin Unai Emery dhe lojtarët, por në Francë raportojnë vazhdimisht të kundërtën.

Braziliani tashmë lidhet me një largim të mundshëm nga PSG-ja dhe klubi ku mund të përfundojë është Real Madridi. /Gazeta Express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-psg-nuk-e-duan-me-neymarin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala