Në Prizren kujtohen viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Autori:Gazeta Fjala

66290225_703586583446188_8018062617115361280_n-600x360

Në qytetin e Prizren janë kujtuar viktimat e gjenocidit që ndodhi 24 vite më parë në qytetin e Srebrenicës, ku forcat serbe vranë mbi 8 mijë njerëz të pafajshëm.

“Marshimi i Paqes” është organizimi i qytetarëve të Prizrenit që ka ëpr qëllim solidarizimin me dhimbjet e të afërmve të viktimave.

Këtij marshi i është bashkuar edhe kryetari i komunës Mytaher Haskuka.

“Plagët shpirtërore të tyre janë të thella, sepse ende, edhe pas 24 vitesh, përgjegjësit e këtij gjenocidi të tmerrshëm nuk janë gjykuar”, ka shkruar Haskuka në faqen e tij në Facebook.

“Ne në Kosovë, ndjejmë nga afër këtë dhimbje sepse Serbia ende nuk ka pranuar dhe madje nuk ka kërkuar as falje për krimet që i ka kryer në Bosnje dhe në Kosovë”

Tutje kryetari i Prizrenit është lutur që një tmerr i tillë të mos ëprsëritet kurrë më as në Bosnjë, as në Kosovë e asnjë vend tjetër. E për të ndodhur kjo, sipas tij, duhet që kryerësit e këtyre veprave të dalin para drejtësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-prizren-kujtohen-viktimat-e-gjenocidit-ne-srebrenice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala