Në Prishtinë “Së bashku për Hillary Clinton”

Autori:Gazeta Fjala

Hillary Rodham Clinton

Kryetari i Shoqatës “Energy Plus”, Fatmir Muçolli, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, ka ardhur në Kosovë që të organizojë aktivitete në përkrahje të kandidates demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton. Ai organizon manifestimin “Së bashku për Hillary Clinton”, që do të mbahet sot në Prishtinë.

Muçolli beson shumë se Hillary Clinton do të jetë fituese në zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe për këtë ai thotë se nuk është i vetmi shqiptarë që e mendon kështu. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve në Amerikë që të tregojnë përkrahjen e tyre për zonjën Clinton.

Manifestimi “Së bashku për Hillary Clinton”, mbahet sot në sallën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, organizuar nga Shoqata “Energy Plus” në bashkëpunim me grupin e artistëve vullnetarë “Dëshmorët e Kombit” nga Kastrioti,

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-prishtine-se-bashku-per-hillary-clinton/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala