Në mars dihet nëse Kosova do t’ia paguajë 63 milionë euro shtesë “Bechtel-Enkas”

Autori:Gazeta Fjala

Autostrada_Ndertimi

Negociatat në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka”, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për pagesën shtesë prej 63 milionë eurove për autostradën Prishtinë-Han i Elezit, janë duke vazhduar.

Epilogu i diskutimeve të nisura javë më parë pritet të dihet tek në muajin mars. Atëherë do të kuptohet nëse kompensimi për dëmet që pretendon punëkryerësi se i janë shkaktuar për shkak të vonesave nga Ministria, do të paguhet nga buxheti i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se për secilin vendim dhe hap në këtë proces publiku do të mbahet i informuar.

“Ende nuk ka vendim përfundimtar për këtë çështje, jemi në komunikim me kompaninë “Bechtel-Enka”, duke u nisur nga kontrata, në përpikëri, në zbatueshmëri të saj dhe çfarëdo që ne do të veprojmë do të informohen mediet”, është shprehur Lekaj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-mars-dihet-nese-kosova-do-tia-paguaje-63-milione-euro-shtese-bechtel-enkas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala