Në krejt Kosovën veç 90 kilometra rrugë pa asfalt

Autori:Gazeta Fjala

rruga-asfalti

Janë vetëm 90 kilometra rrugë në tërë Kosovën që kanë mbetur pa asfalt. Të gjitha rrugët e tjera nëpër Kosovë janë të asfaltuara.

Kjo sipas raportit “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Nga gjithsej 2.033, 4 kilometër rrugë sa janë në tërë Kosovën, 1.943, 4 kilometra janë të shtruara me asfalt.

“Në vitin 2016 nga gjithsejtë 2.033,4 km rrugë 1.943,4 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 90 km apo 4.4% e rrugëve janë të pa asfaltuara”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK-ja. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-krejt-kosoven-vec-90-kilometra-rruge-pa-asfalt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala