Në Komogllavë ikën mësuesja, nxënësit mbesin në “oborr”

Autori:Gazeta Fjala

klase

Nxënësit e klasës së tretë në shkollën fillore “Besim Rexhepi” në fshatin Komogllavë të Ferizajt qe tetë ditë janë pa mësuese. E duket se këta nxënës do të vazhdojnë të enden në oborr edhe për dy javë.

Njëri nga prindërit, vajza e të cili vijon mësimin në këtë shkollë, Adhurim Halili ka thënë për Gazetën Fjala se kjo ka ndodhur pasi mësuesja që kishin deri tash ka kaluar në një shkollë tjetër pa paralajmërim.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për arsye politike.

“Kryetari në ikje, Svarqa e ka ba këtë krim, sikur edhe shumë tjerë”, ka thënë Halili për Gazetën Fjala.

Për këtë Halili thotë se janë në dijeni edhe Drejtoria për Arsim dhe Kulturë në Komunën e Ferizajt, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.

Gazeta Fjala ka provuar të kontaktojë edhe me Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë, por kanë qenë të paqasshëm./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-komogllave-iken-mesuesja-nxenesit-mbesin-ne-oborr/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala