Në këtë shtet Bitcoin ka vlerë më të madhe

Autori:Gazeta Fjala

BitcoinGlorious-e1499862889395-780x439

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Bitcoin para investuesve botërorë trajtohet si lojë spekuluese.

Por, në Harare, Zimbabve, një numër i madh njerëzish çdo ditë shkojnë në banka me shpresë se do të vijnë te paratë e tyre të kursyera.

Valuta vendore po shënon pothuajse humbje të përditshme të vlerës, ndërkohë që inflacioni vazhdon të shënojë rritje.

Për këtë arsye, një pjesë e banorëve të këtij shteti afrikan kanë vendosur të konvertojnë valutën lokale në Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër e parave investohet për edukim jashtë vendit.

Ndërkohë që Bitcoin shënon rritje të re rekordi prej 7888 dollarësh amerikanë, në Harare për një Bitcoin kërkohen madje 13.900 dollarë.

Derisa sistemi financiar në Zimbabve është në prag të kolapsit, gjendja e vështirë e situatës së banorëve lokalë detyron që të konvertojnë paratë në valutën digjitale, vlera e së cilës po shënon ngritje të pandërprerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-kete-shtet-bitcoin-ka-vlere-me-te-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala