Në këtë emision garuesit lejohet ta përdhunojnë dhe vrasin njëri-tjetrin (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

rusi

Një emision në Rusi do të lejojë garuesit të ‘rrehen, vrasin e përdhunojnë njëri-tjetrin.

Natyra e këtij emisioni do të jetë goxha brutale ashtu siç janë edhe rregullat e tij, ku pjesëmarrësit do t’iu duhet të mbijetojnë në natyrën e egër të Siberisë në kushtet e natyrës.

30 persona, gjysmë nga secila gjini, do të futen në garë për të fituar 1.3 milionë euro por gjithçka do të varet nga aftësitë e tyre për të mbijetuar në këtë natyrë, transmeton ORAinfo.

Ideatori i këtij ‘show-u’ është milioneri rus Yevgeny Pyatkovsky i cili ka thënë se ekipi tij nuk do të marrë përgjegjësi për asgjë që mund t’iu ndodhë garuesve.

Por përderisa Pyatkovsky ka thënë se rregullat ndalojnë ndërhyrjen e palëve tjera nëse garuesit krijojnë situata të tensionuara, këtë do e marrë përsipër ligji për krimet në Rusi.

“Nëse garuesit arrijnë në pikën që mund ta vrasin njëri-tjetrin dhe nëse e bëjnë një gjë të tillë, atëherë ndërhyn policia dhe garuesit i mohohet e drejta për t’u kthyer në garë, dhe do të ndiqen penalisht”, ka thënë ai.

Ata që shprehin dëshirën për tu futur në një lojë të tillë do të marrin trajnime paraprake për mbijetesë në natyrë të egër të rrethuar me kafshë të egra si arinjë e ujqër.

The last survivor in the Hunger Games style contest will win a £1.3million cash prize

Contestants will be armed with knives and must hunt and forage for food to survive the harsh Siberian conditions

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-kete-emision-garuesit-lejohet-ta-perdhunojne-dhe-vrasin-njeri-tjetrin-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala