Në Izrael mund të fitoni mbi 6000 dollarë në muaj

Autori:Gazeta Fjala

p_1507541285-4087653

Autoriteti i Inovacionit izraelit ka në plan të dyfishojë numrin e të punësuarve në kompanitë e teknologjisë së lartë dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë të tjerët të bëhen më inovativë.

Raporti vjetor i menaxhimit thotë se nuk ka mjaft inxhinierë të kualifikuar dhe profesionistë softueri, prandaj pagat dhe kostot janë në rritje, kështu që industria nuk mund të rritet aq shpejt sa duhet.

Autoriteti i Inovacionit synon ta rrisë atë numër deri në gjysmë milioni në dhjetë vjet. Nga 2005 deri në 2015 pagat në sektorin e teknologjisë së lartë u rritën me 38%. Paga mesatare mujore tani qëndron në rreth 6.000 dollarë, që është dyfishi i mesatares në vend.

Industria izraelite e përpunimit nuk është inovative dhe ka vështirësi të konkurrojë me vendet aziatike me kosto të ulët, paralajmëron Instituti për Inovacionin.

Kjo industri nuk përmbush gjithmonë standardet e njëjta si ato të cilësisë dhe ato të inovacionit në Perëndim. Nëse nuk përmirësohet, hendeku mes ekonomive të teknologjisë së lartë dhe atyre të vjetra do të thellohet, e për këtë arsye thekson nevojën për futjen e robotikës dhe sensorëve në teknologjinë e prodhimit, përfundon raporti.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-izrael-mund-te-fitoni-mbi-6000-dollare-ne-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala