Në Ferizaj kapen 135 kg marihuanë të fshehura në dyer

Autori:Gazeta Fjala

21744741_10159325070180301_191979427_n-650x358

Policia ka kapur rreth 135 kg marihuanë dhe ka arrestuar shtatë persona në Ferizaj, pas operacionit të koduar “Çelsi”.

Operacioni është zhvilluar më 11 dhe 12 shtator në fshatin Bibaj të Ferizajt, por edhe në rrethinë.

Policia ka konfiskuar 40 dyer në një depo, të cilat ishin të mbushura me këtë lëndë narkotike.

“Dyert ishin të mbështjellura me kartonë të fortë, dhe dukeshin shumë normale, por brenda ishin të mbushura”, kanë bërë më dije Policia në konferencën për media.

Prejardhja e naroktikuti ishte nga Shqipëria, ndërsa për destinacion kishte Zvicrën

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-ferizaj-kapen-135-kg-marihuane-te-fshehura-ne-dyer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala