Në Durrës për të ndryshuar Ligjin për RTK-në

Autori:Gazeta Fjala

RTK-1-629x358

I panevojshëm është vlerësuar organizimi i punëtorisë dyditore për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), në Durrës të Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Njohës të punës së Kuvendit të Kosovës, por edhe vetë anëtarë të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i cili është organizator i punëtorisë, kanë thënë se një punëtori e tillë pa problem dhe pa shpenzime do të mund të organizohej në ndonjërën prej sallave të Kuvendit të Kosovës ose në ndonjë hotel në Prishtinë.

“Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, do të organizojë një punëtori për plotësim-ndryshimin e Ligjit për RTK-në, e cila punëtori do të mbahet prej 14 – 16 tetor 2016, në hotel ‘Adriatik 1’, Durrës”, thuhet në njoftimin e Komisionit dërguar disa mediave. Në këtë njoftim nuk është treguar agjenda e punëtorisë dhe gjithashtu të ftuarit janë informuar se “në mungesë të mjeteve buxhetore, Komisioni nuk u ka dërguar ftesë për punëtori, në të kundërtën konsideroheni të ftuar për pjesëmarrje”.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Albert Krasniqi, ka thënë se praktikat e punëtorive jashtë vendit janë bërë të shpeshta për institucionet e Kosovës. Për Kuvendin ka thënë se Shqipëria është një prej vendeve më të vizituara nga deputetët e kësaj legjislature.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-durres-per-te-ndryshuar-ligjin-per-rtk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala