Në Bruksel vazhdon dialogu teknik

Autori:Gazeta Fjala

bruksel

Në Bruksel, pritet që sot të vazhdojë  dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit  ku tema të diskutimit pritet të jenë kadastra, njohja  e diplomave.

Atje mbrëmë ka përfunduar edhe dita e  parë e bisedimeve në kuadër të një raundi të ri të dialogut teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Tema kryesore e takimit të djeshëm të grupit të ekspertëve raportohet se ka qenë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe çështja e përdorimit të targave të automjeteve nga Kosova.

Por as pala kosovare e as ajo serbe nuk iu janë drejtuar publikut për të dhënë detaje rreth takimit të së mërkurës.

Ndërkaq, në ditën e fundit të bisedimeve që do të zhvillohen të premten, delegacioniet e të dyja vendeve, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, do të diskutojnë për kufirin e pjesës jugore dhe asaj veriore të Mitrovicës.

Kurse, gjatë tri ditëve sa do të zgjasin bisedimet  teknike në Bruksel, delegacioni nga Prishtina do të kryesohet nga ministrja për Dialog Edita Tahiri, kurse ai serb nga Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-bruksel-vazhdon-dialogu-teknik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala