Në Beograd diskutohet për Procesin e Berlinit pa Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

auto_pacolli-636h1500103204-650x358

Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i është pamundësuar pjesëmarrja në Beograd në kuadër të diskutimeve për Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne nuk kemi pranuar ftesë për të marrë pjesë në këtë Forum. Për pasojë, çdo pyetje në lidhje me të ftuarit, temat e debatit, pengesat eventuale për pjesëmarrësit do të duhej t’i adresoni tek organizatorët”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në MPJ.

Por, sipas organizatorit të konferencës- Forumi për Siguri në Beograd (BSF), ftesa nuk është dërguar në mungesë të një marrëveshjeje zyrtare mes Prishtinës dhe Beogradit, ku Pacolli do të ishte panelist bashkë me ministrat e Jashtëm nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-beograd-diskutohet-per-procesin-e-berlinit-pa-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala