Në aksidentin tragjik në tunel mbrëmë humbi jetën vëllai i deputetes shqiptare

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-45-600x360

Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në tunelin që lidh Tiranën me Elbasanin, i ka marrë jetën një 42 vjeçari.

Pas mesnatës duke hyrë e diela, policia njoftoi se viktima u identifikua si Elton Maçolli, 42 vjeç.

Mësohet se ai është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Tragjedia rrugore ndodhi gjatë natës ndërsa i ndjeri ishte duke udhëtuar në autostradë. Teksa ndodhej në hyrje të tunelit duket se ka kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë është aksidentuar rëndë.

Përplasja ishte aq e fuqishme sa mjeti u bë copë-copë.

Pas përplasjes madje makina ka hyrë poshtë kamionit dhe më tej u përfshi nga flakët.

Megjithëse kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë së tunelit, për të ndjerin nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Ai është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit ku dhe më pas u identifikua.

Elton Maçolli punonte në bazën ushtarake të helikopterëve në Farkë sikundër shikoni dhe fotot.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ne-aksidentin-tragjik-ne-tunel-mbreme-humbi-jeten-vellai-i-deputetes-shqiptare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala