Ndërron jetë ish-futbollisti i Prishtinës

Autori:Gazeta Fjala

sabit_dallku1-779x460

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.

Sabiti ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Sabiti ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës.

Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.

Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të “Xhuma-s” në varrezat e Vushtrrisë.

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nderron-jete-ish-futbollisti-i-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala