Ndërhynë Haradinaj, e kthen në punë kryeshefin që e shkarkoi Fatmir Matoshi (Dokukment)

Autori:Gazeta Fjala

haradinaj-matoshi-800x460

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se ia ka rrëzuar për tokë autoritetin ministrit në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Të mërkurën, ai ka nxjerrë një vendim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me të cilin urdhëron të kthehet në punë Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina.

Ky i fundit është shkarkuar nga kjo pozitë me 1 tetor të këtij viti.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin, në të cilin Haradinaj urdhëron Ministrinë e Mjedisit të anuloi vendimin për pezullim nga puna të Morinës.

“Anulohet Vendimi për pezullim nga punë i nxjerrë nga Ministri i MMPH-së me numër të protokollit 5873/19 i datës 01.10.2019 për shkak se është në kundërshtim me ligjin nr 06/L-114 për zyrtarët publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 11.09.2019”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Në bazë të këtij vendimi, obligohet Ministria e Mjedisit që të inicioi procedura disiplinore për këtë zyrtarë publik, shkruan Gazeta inFokus.

Ministri në detyrë, Fatmir Matoshi pati thënë se e shkarkoi Morinën për disa arsye e mes tyre për dështim në zbatim të projekteve të Agjencisë që i përkiste.

“Është shkarkuar për shkak të shkeljeve të punës, shkelje të përgjegjësive, neglizhencë në punë, ka dështim në zbatim të projekteve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ka një rast të hapur në Këshillin për Emërime të larta për sjellje jo korrekte ndaj vartësve të vetë në zyrën e tij, atë rast e kam përcjell para dy muajve në komisionin disiplinor të Këshillit”, pati thënë Matoshi.

Megjithatë, Morina pohoi se u shkarkua nga puna katër ditë para zgjedhjeve për ‘vendime qesharake të pabazuara’.

Ai akuzon politikën, konkretisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për ndërhyrje në konkurse të jashtëligjshme dhe duke iu dhënë “projekte kompanive të miqve të tyre”./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nderhyne-haradinaj-e-kthen-ne-pune-kryeshefin-qe-e-shkarkoi-fatmir-matoshi-dokukment/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala