Ndarja e PAN-it, për beneficione në Parlament

Autori:Gazeta Fjala

auto_auto_kuvendi15002233771501132485-650x358

Analistët politikë vlerësojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë në komisione

Partitë e koalicionit PAN pritet të funksionojnë të ndara tash pas konstituimit të institucioneve.

Nisma për Kosovën tashmë ka bërë të ditur se do të veprojë si grup i vetëm parlamentar, ndërkohë që edhe AAK-ja pritet ta bëjë të njëjtën gjë.

Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e këtyre subjekteve janë shprehur të bindur se një ndarje e tillë nuk do të paraqesë problem në lidhjet e koalicionit. Madje, sipas tyre, ky veprim as nuk e lëkund e as nuk e zbeh bashkëpunimin me partnerët brenda PAN-it, shkruan tutje “Zëri“.

Nga ana tjetër, njohësit e legjislativit konsiderojnë se ndarja e subjekteve përbërëse të PAN-it në grupe të veçanta parlamentare është bërë me qëllim që të përfitojnë sa më shumë pozita.

Kjo ngase, siç thonë ata, si grupe të ndara partitë arrijnë të marrin më shumë privilegje, rrjedhimisht më shumë anëtarë nëpër komisionet parlamentare.

Megjithëkëtë, meqë këto subjekte janë ndarë pas konstituimit të Kuvendit nuk do ta gëzojnë të drejtën të kenë nënkryetarë të Kuvendit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ndarja-e-pan-it-per-beneficione-ne-parlament/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala