Ndalon ora e famshme astronomike e Pragës/ Ja arsyet…

Autori:Gazeta Fjala

auto_ora_e_prages1515427234

Ora e famshme astronomike e fillimshekullit XV, një nga monumentet më tërheqëse turistike të Pragës së vjetër u ndal sot për një periudhë gjashtëmujore për restaurim. Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pragës. Sipas këshilltarit Jan Ëolf, i ngarkuar për ccështjet e kulturës, ora e qytetit të vjetër është një nga simbolet e Pragës dhe restaurimi i saj përbën një vendim të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm.

Aparati do të çmontohet plotësisht në ditët në vijim, më pas do të transportohet në një punishte për restaurim.

Ora ndodhet mbi fasadën e bashkisë së qytetit ku tërheq turistët me parakalimet e figurinave të dymbëdhjetë dishepujve, në dy dritare të vogla mbi një inklinometër të sofistikuar duke treguar lëvizjet e yjeve mes shenjave të zodiakut.

E konceptuar shumë përpara lindjes së Nikolla Kopernikut, parimi i njësimit, ku rreth tre të katërtat e pjesëve janë krijuar prej tij, ishin projektuar nisur nga hipoteza sipas së cilës Toka do të ishte qendra e Universit.

/SYRI.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ndalon-ora-e-famshme-astronomike-e-prages-ja-arsyet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala