Ndalet transportuesi i drogës në Han të Elezit

Autori:admin

droga-690x380

Një shtetasit nga Serbia iu ndal hovi nga autoritetet kosovare, derisa po tentonte që një sasi të konsiderueshme të drogës nga Shqipëria përmes Kosovës ta dërgonte në Maqedoni.

Gazeta Fjala mëson së oficerët doganorë bashkë me policinë e Kosovës në mesnatën e 8 shtatorit kanë  ndalur një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare në Han të Elezit.

Pas kontrollit të veturës policia së bashku me zyrtarë nga dogana  kanë gjetur 10 paketime të mbështjella me substancë narkotike në sasinë e 6 kilogramëve të fshehura në pjesët e pasme të karrigeve të automjetit, raporton Gazeta Fjala.

Rastin e kanë konfirmuar për Gazetën Fjala, edhe zyrtarë nga Dogana e Kosovës.

“Fillimisht gjatë kontrollit në vijë të parë nga ana e oficereve doganor te asistuar nga oficeri policor, është hasur në substancë të dyshuar narkotike e cila ishte e fshehur në pjesët e pasme të karrigeve të para (mbështetëse). Me date 08.09.2016 rreth orës 01:50h në dalje të PKK Hani i Elezit është paraqitur vetura me targa te Serbisë e drejtuar nga nje shtetas serb. Pas dyshimeve nga ana e oficerit policor dhe doganor është kthyer mbrapa dhe është selektuar për kontroll detale.”, ka thënë Adriatik Stavileci, zyrtarë për informim në Doganën e Kosovës.

Sipas me rastin është duke u marrë  policia për procedim të mëtutjeshëm. Sasi eshte rreth 6 kg./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ndalet-transportuesi-i-droges-ne-han-te-elezit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala