Ndahet fond shtesë për trajtimin e rriqrave

Autori:Gazeta Fjala

Si pasojë e problemeve me procedurat e prokurimit publik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës nuk kishte arritur vitin e kaluar t’i trajtonte kafshët për mbrojtjen nga rriqrat.

Për këtë, fermeri Islam Halitaj ishte dashur ta kryente vetë trajtimin, ani se nuk kishte shumë njohuri për procesin, raporton KTV.

Por, rriqrat kishin ndikuar sërish, duke ulur sasinë e prodhimit.

Meqë fshati i tij ishte ndër më të prekurit nga rriqrat që nga paslufta dhe kishin vdekur disa persona, ai tregon se ishte detyruar të investojë në trajtimin e tyre me mjete vetanake.

Mos-repelimi nga AUVK kishte shkaktuar pickimin e mbi 1,000 qytetarëve vetëm në Malishevë.

Për këtë, drejtoria e Bujqësisë kishte ndarë 65 mijë euro, megjithëse pranojnë se ishte shumë tejet e vogël krahas nevojës.

Kryeshefi në AUVK ka treguar se këtë vit, procedurat janë zhvilluar sipas ligjit dhe projekti ka rifilluar e qeveria ka ndarë 1.1 milion euro për periudhën trivjeçare.

Ky projekt përfshin trajtimin e 100 mijë gjedheve nga 44 fshatra të Malishevës, 33 nga Rahoveci, 16 nga Klina dhe 6 nga Suhareka.

Qëllimi i repelimit është mbytja e rriqrave të llojit ”krime kongo”, të cilat rriten në trupin e gjedheve e më pas kalojnë te njerëzit, të cilëve u shkaktojnë ethe hemorragjike.

Si pasojë e tyre, 18 persona patën vdekur, pjesa më e madhe nga Malisheva.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ndahet-fond-shtese-per-trajtimin-e-rriqrave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala