Natën e mirë, Barcelonë

Autori:Gazeta Fjala

30652813_2090583737636964_6028579404207095808_n-1

Liverpool ka bërë magjinë në ‘Anfield Road’, duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Anglezët ia kanë dalur që të shënojnë katër gola ndaj Barcelonës, duke bërë të pavlefshme fitoren 3-0 të katalunasve në ndeshjen e parë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, ka qenë Divock Origi ai i cili ka shënuar për 1-0.

Përkundër disa rasteve të tjera, pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

E çmenduria e Liverpool-it ndodhinë pjesën e dytë.

Për dy minuta, 54 dhe 56 mesfushori Wijnaldum ia arriti të shënojë dy herë, duke përmbysur kështu gjithçka.

E ishte sërish Origi, ai i cili ia dha goditjen e fundit Barcelonës.

Pas ekzekutimit të mençur që ia bëri një rivënje nga këndi mbrojtësi Arnold, Origi ia doli të realizojë.

Në finale Liverpool do ta presë fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale, Ajax – Tottenham. /Gazeta inFokus

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/naten-e-mire-barcelone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala