Napoli takohet me Fenerbahcen, kërkoi informacione për situatën e Vedat Muriqit

Autori:Gazeta Fjala

lavda-780x439

Fenerbahce në fillim të sezonit e bleu nga Rizespor, Vedat Muriqin, i cili po del të jetë transferim mjaft i qëlluar dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve gjigante të Evropës.

Është gjiganti italian Napoli që ka ndërmarr hapat e parë konkret për Muriqin, i cili po vazhdon të bëjë emër me paraqitjet e tij si për me fanellën e Fenerbahces po ashtu edhe me atë të Kosovës.

Muriqi në Superligën e Turqisë në 8 ndeshje ka gjetur rrjetën 4 herë. Ai po ashtu edhe për Kosovës ka shënuar katër herë.

Kjo paraqitje ka bërë që forma e Vedatit ta tërheq vëmendjen e klubeve angleze, por hapi i parë konkret erdhi nga italianët, shkruan Fotomac, transmeton Telegrafi.

Drejtori Sportiv i Napoli, Cristiano Giuntoli është takuar me drejtorin e Fenerbahces, Damien Comolli për Vedat Muriqin.

18300486-7447969-image-a-88_1568120378642

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/napoli-takohet-me-fenerbahcen-kerkoi-informacione-per-situaten-e-vedat-muriqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala