Nafta nuk “vdes”

Autori:Gazeta Fjala

motor-makina-automjete

Motorët me naftë janë vënë me shpatulla pas murit, sidomos në shtëpinë e tyre: në Europë.

Nxjerrja jashtë përdorimit të makinave me motor nafte në shumë qytete europiane, apo edhe më gjerë, po krijon shumë pasiguri,  aq sa shtëpitë prodhuese po ndryshojnë tërësisht strategjitë e tyre.

Pavarësisht asaj se çka mund të ndodhë në të ardhmen, në Europë 50% e kërkesës është për makina me motor me naftë. Këto të fundit nuk po kërcënohen as nga makinat elektrike e as nga sulmet ligjore dhe rregullatore.

Normat e reja anti-ndotje kërkojnë investime kolosale nga ana e shtëpive prodhuese, aq sa disa prej tyre kanë menduar edhe të heqin dorë. Në Gjermani, shumica e kompanive e kanë të pamundur që ta braktisin, pasi bëhet fjalë për mijëra vende pune dhe miliona euro.

Gjigandi Bosch, që aktualisht po prodhon rreth 300 lloje të ndryshme motori me naftë, deklaron se braktisja e naftës do të vinte në rrezik 50 mijë vende pune vetëm te kjo kompani.

Edhe Volkswagen është e mendimit se e ardhmja është elektrike, por se nafta nuk ka vdekur akoma. Mercedes nga ana tjetër, është ndër të paktat kompani që ka vendosur të rrisë investimet për motorat me naftë.

Një ndër kompanitë që ka vendosur t’i braktisë, është pikërisht Volvo. Suedezët kanë vendosur të se nuk do të prodhojë më gjenerata të reja të motorëve me naftë, pasi kostot po bëhen mjaft të larta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nafta-nuk-vdes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala