Nafta e nis javën në rritje

Autori:Gazeta Fjala

nafta-iea-637x383

Çmimet e naftës janë stabilizuar në sesionin e parë të kësaj jave, pas rënies me rreth 2% në ditën e premte, për shkak të intensifikimit të luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës dhe rritjes së aktivitetit të shpim-kërkimit në ekonominë më të madhe në botë. Gjatë ditës së sotme, investitorët janë të fokusuar te situata në Siri, pas raportimeve, që u përgënjeshtruan nga Pentagoni, se forcat amerikane kanë goditur një bazë ajrore në këtë vend.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.3 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.4 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta Bruto e Shanghait, pasi qendroi pushim të enjten dhe të premten, për shkak të një feste kombëtare të Kinë, sot u mbyll në rënie të lehtë me 0.6%. Gjithsesi, analistët mendojnë se, çmimet po mbështeten nga kërkesa e shëndetshme dhe nga marrëveshja e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë e energjisë e rritën numrin e puseve aktive me 11 njësi, gjatë javës që u mbyll më 6 prill, në totalin e 808 puseve. Si rezultat i rritjes së aktivitetit të shpim-kërkimit në SHBA, edhe prodhimi dhe eksportet janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, duke plotësuar mungesën e naftës në treg nga Venezuela./SCAN

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nafta-e-nis-javen-ne-rritje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala