Nafta e nis javën në rënie

Autori:Gazeta Fjala

Derivatet-e-naftës-Ilustrim-620x358-400x260

Çmimet e naftës e kanë filluar javën në rënie me mbi 1%, pasi kompanitë amerikane të energjisë e rritën aktivitetin e shpim-kërkimit, për herë të parë për këtë vit, një shenjë se prodhimi do të rritet në afatin e shkurtër. Gjithashtu, çmimet po ndikohen negativisht nga shenjat e tjera për ngadalësimin e ekonomisë kineze.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 60.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 52.7 dollarë për fuçi.

Tregtarët shprehen se, prodhimi i lartë në SHBA, që preku rekordin e 11.9 milionë fuçive në ditë, gjatë vitit të kaluar, po rëndon mbi tregun e naftës.

Referuar të dhënave të tjera në SHBA, kompanitë energjisë e rritën me 10 njësi numrin e puseve aktive, në totalin e 862 puseve.

Përtej rritjes së furnizimit, një shqetësim tjetër për investitorët është edhe ngadalësimi i ekonomisë globale dhe lufta tregtare SHBA-Kinë, që po e ngadalësojnë kërkesën.

Ndërkohë, fitimet e kompanive industriale në Kinë shënuan rënie për të dytin muaj me radhë, gjatë dhjetorit, duke shtuar më tej presionin ndaj ekonomisë së dytë më të madhe në botë, që raportoi hapin më të ngadaltë të rritjen në tre dekadat e fundit, gjatë 2018-ës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nafta-e-nis-javen-ne-renie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala